Super shkëmbim: Berardi tek gjiganti italian!

Sassuolo është e vetëdijshme që do ta ketë shumë të vështirë që të mbajë në skuadër Domenico Berardin edhe për një sezon tjetër dhe për këtë arsye po kërkon që të nxjerrë maksimumin nga largimi i tij.

Një skuadër e madhe italiane tashmë është në garë për të dhe po përgatitet një shkëmbim që i konvenon shumë edhe skuadrës së Sassuolos.

Milan është skuadra që është e interesuar për të dhe që po kërkon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes.

Rossonerët po bëhen gati për të ofruar një shkëmbim në mes të Junior Messias dhe yllit të kombëtares italiane, ofertë kjo që po shqyrtohet nga skuadra italiane.

Përveç kartonit të brazilianit, kuqezinjtë pritet të ofrojnë edhe një shumë të caktuar parash që pritet të jenë bindëse për Sassuolon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here