Shkëmbim spektakolar: Lukaku rikthehet në Meazza, ndërsa ylli i Interit te Chelsea

Inter dhe Chelsea kanë shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës!

Romelu Lukaku mund të rikthehet te Interi pas vetëm një sezoni në Stamford Bridge.

Sulmuesi belg u transferua verën e kaluar te Chelsea për 115 milionë, por nuk po arrin ta gjejë formën e duhur dhe dëshiron të rikthehet te Interi.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Chelsea dëshiron transferimin e Milan Skriniar nga Interi.

Blutë e Londrës janë të gatshëm t’ia ofrojnë Neroaxurëve kartonin e Lukakut dhe përveç belgut do të kërkojnë edhe një shumë parash.

Te Inter janë të gatshëm të ofrojnë deri në 30 milionë euro për Lukakun dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here