Pas ndeshjes me Liverpool: Nagelsmann dëshiron yllin e Inter tek Bayern!

Inter gjatë mbrëmjes së djeshme u eleminua nga Champions League mirëpo skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje dinjitoze në Anfield Road.

Me pak fat ata mund të luanin edhe në kohë shtesë dhe njëri prej emrave që ra më shumë në sy gjatë kësaj ndeshje ishte padyshim Denzel Dumfries.

Mbrojtësi i djathtë i Neroazzurëve i cili u transferua nga PSV Eindhoven për 13.5 milionë euro, i ka pëlqyer shumë teknikut të Bayern Munich, Julian Nagelsmann.

Tekniku gjerman dëshion që ta ketë atë nën urdhërat e tij për sezonin e ardhshëm.

Siç bën të ditur e përditshmja gjermane Bild, bavarezët janë duke bërë gati një ofertë prej 25 milionë eurosh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here