Futbollisti i kombëtares boshnjake mund të përdoret tashmë nga skuadra e Barcelonës për të përmbushur objektivat e tyre në merkato.
Siç raporton La Gazzetta dello Sport, Miralem Pjanic mund të përfundojë në rradhët e Napolit nën urdhërat e Luciano Spalletit, me këtë të fundit që e ka kërkuar disa herë blerjen e tij.
Barcelona nga ana tjetër po kërkon transferimin e Kalidou Koulibaly dhe Pjanic mund të ulë ndjeshëm çmimin e senegalezit në merkato.
Kujtojmë që aktualisht boshnjaku është i huazuar tek skuadra e Beshiktash dhe akoma nuk është e qartë nëse Xavi është duke llogaritur apo jo në shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.