Të zënë ngushtë nga kriza: Gjiganti italian transferon 4 yje të Chelseas!

Kampioni aktual i Europës, Chelsea e ka gjetur veten në një pozitë shumë të vështirë financiare pasi pronarit të saj Roman Abramovich i është ndaluar të qëndrojë në Angli dhe të menaxhojë skuadrën.

Blutë e Londrës nuk janë në gjendje tashmë as të rinovojnë kontratat me futbollistët e tyre.

Këtë situatë kaotike në Stamford Bridge po kërkon që ta shfrytëzojë më së miri Juventus e cila ka bërë gati planin për një transferim të katërfishtë.

Siç bën të ditur Gazzetta dello Sport, Biankonerët kanë shfaqur interesim për transferimin e Christian Pulisic, Hakim Ziyech, Antonio Rudiger dhe Jorginho.

Me këta emra dhe me Dusan Vlahovic në krye të sulmit Juventus beson se do të ketë emrat e duhur për të triumfuar në Serie A por edhe për të synuar gjithashtu titullin e Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here