Nuk është Inter: Dybala transferohet te rivalët e Juventusit!

Lajm bombastik Dybala te gjiganti italian!

Paulo Dybala është njëri nga lojtarët më të përfolur në Itali muajt e fundit.

Argjentinasi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, pasiqë nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Zonjës së Vjetër për rinovimin e kontratës.

Dybala është i lidhur me një transferim te Interi, por sipas raportimeve të fundit argjentinasi mund të transferohet tek një tjetër gjigant.

Agjenti i Dybalas, Rudy Galetti ia ka ofruar argjentinasin rivalëve të Juventusit, Milanit.

Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve për krahun e djathtë të sulmit dhe Dybala do të ishte një goditje e madhe për sezonin e ardhshëm.

Galetti thuhet se ka zhvilluar një takim me Paolo Maldinin, por nuk dihet përgjigjia e Rosonerëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here