Shkëmbim spektakolar: Dyshja e Barcelonës në San Siro, ndërsa ylli i Milanit në Camp Nou!

Milan dhe Barcelona kanë gati shkëmbimin e merkatos së verës!

Me rikthimin e Xavit në stol Barcelona ka gjetur formën e duhur dhe Blaugranët pritet të bëjnë goditje të mëdha në merkaton e verës.

Sipas raportimeve të fundit, Barcelona synon transferimin e Rafael Leaos nga Milani dhe madje Blaugranët kanë kontaktuar agjentin e portugezit Jorge Mendes.

Leao po shkëlqen këtë sezon te Milani duke realizuar 12 gola dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve europian.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Barcelona është e gatshme tia ofrojë Milanit kartonin e Memphis Depay dhe Riqui Puig në këmbim të Leaos.

Milan ka shfaqur interesim për dyshen e Barcelonës, por Rosonerët janë të gatshëm të heqin dorë nga Leao vetëm në rast se arrin një ofertë prej më së paku 70 milionë eurove.

Vlera e Depay dhe Puig sëbashku është rreth 50 milionë euro dhe për të bindur Milanin, Katalanasit do të duhet të ofrojnë edhe 20 milionë euro për Leaon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here