Kampionati i Serie A çdo ditë po nxjerrë talentë të rinj që po mahnisin me paraqitjet e tyre dhe njëri ndër ta padyshim që është edhe Adrien Tameze, futbollist i skuadrës së Hellas Verona.
Ky sezon pritet që të jetë edhe i fundit për të tek Verona pasi interesimi për të po vjen duke u shtuar çdo ditë e më shumë.
Me një kontratë që i skadon në vitin 2024 dhe me një vlerë prej 7 milionë eurosh, veronezët do të kërkojnë që të përfitojnë maksimumin nga shitja e tij.
Fichajes.net ka bërë të ditur që interesim për të tashmë janë duke shfaqur skuadrat më të mëdha italiane si Juventus, Napoli, Atalanta dhe Roma mirëpo nuk përjashtohet mundësia që në garë të hyjë edhe Milani.
Çmimi i tij që akoma është shumë i ulët ka bërë që të gjithë të mëdhenjtë e Italisë të tentojnë blerjen e mesfushorit.