‘Arratisje’ nga PSG dhe zgjedhja është bërë: Wijnaldum në Apenine!

Eleminimi i Paris Saint Germain nga Champions League pritet që të ketë shumë ndryshime brenda skuadrës ku priten shumë largime këtë verë.

Reparti që do të preket më së shumti duket se do të jetë mesfusha me Giorginio Wijnaldum që duket se ka vendosur qysh tani largimin nga kryeqyteti francez.

E ardhmja e holandezit me shumë mundësi do të jetë në Serie A ku tashmë lëvizjet e para kanë filluar nga dy gjigantët e Apenineve, Juventus dhe Inter.

Në një anketë të bërë me fansat e Serie A, Wijnaldum ishte futbollisti më i pëlqyer për tu transferuar në Serie A, duke lënë pas emra si Leandro Paredes dhe Mauro Icardi.

Inter ka muaj që është e interesuar për holandezin ndërkohë që tashmë në garë për ish yllin e Liverpool ka hyrë edhe Zonja e Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here