Juventus dhe Napoli gjatë ditëve të fundit kanë zhvilluar një betejë të ashpër në merkato për një futbollist nga La Liga.
Dy gjigantët italianë kanë hedhur sytë kah mbrojtësi i majtë i Getafes, Mathias Olivera.
Uruguajani ka rënë shumë në sy me formën e tij gjatë këtij sezoni ku ka zhvilluar 22 ndeshje dhe në fund këtë garë arriti që ta fitojë Napoli.
Napolitanët kanë rënë dakord që për të të paguajnë 11 milionë euro dhe transferimi do të ndodhë kur të hapet merkatoja verore.
Juventus kështu humbet një garë të rëndësishme pasi Olivera po shikohej nga Massimiliano Allegri si pasuesi i duhur për Alex Sandron.