A do rezistojë Milan, PSG ka gati 70 milionë euro për yllin e Rossonerëve!

Kuqezinjtë dhe sidomos Paolo Maldini e ka gjetur veten në një pozitë të vështirë për shkak të një oferte marramendëse të Paris Saint Germain për njërin prej emrave kryesorë të skuadrës.

Bëhet fjalë për Rafael Leao, një emër i cili po planifikohet që të mbahet në skuadër të paktën edhe për një sezon tjetër mirëpo milionat e Khelaifit duken shumë tunduese.

Kjo për faktin se Rossonerët kanë disa objektivë për merkaton verore dhe kanë nevojë për fonde për të arritur deri tek ata.

La Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur që PSG ka ofruar 70 milionë euro për Milanin dhe për portugezin ka gati një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon.

Një pagë të tillë Milan nuk është në gjendje që tia ofrojë atij dhe duket se gjithçka tashmë është në dorë të vetë atij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here