Me Franck Kessie që tashmë i mungon vetëm zyrtarizimi për të kaluar në rradhët e Barcelonës mirëpo katalanasit nuk do të ndalen me kaq.
Një tjetër objektiv edhe më i rëndësishëm se mesfushori i Milanit është gati të shënjestrohet nga Blaugranat.
Joan Laporta deri më tani është duke bërë një punë të shkëlqyer dhe nëse arrin edhe një objektiv të tillë, do të ishte edhe një goditje e madhe për Milanin dhe Juventusin.
Fjala është për Kalidou Koulibaly të Napolit, një mbrojtës që kërkohet tash e sa kohë nga dy gjigantët e Serie A por që mund të përfundojë në Camp Nou si futbollist i lirë këtë verë.
Situata ekonomike tek Barcelona ka filluar që të përmirësohet ndjeshëm dhe katalanasit mund të përballojnë një pagë të lartë për senegalezin nëse ai transferohet me parametra 0.