Transferimi ‘bombë’ po bëhet gati: PSG gjen pasuesin e Mbappes në Serie A!

Paris Saint Germain me shumë mundësi do të mbesin pa Kylian Mbappe pasi kontrata e këtij të fundit skadon në fund të sezoni dhe pritet që ti bashkohet skuadrës së Real Madrid.

Gjiganti francez ka gati një emër për ta zëvëndësuar atë dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao.

Futbollisti portugez po përmirësohet çdo ditë e më shumë dhe siç raporton Gazzetta dello Sport, PSG është gati që të ofrojë plot 70 milionë euro për ish yllin e Lille.

Leao pritet që të përfitojë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon ndërkohë që 15% të shumës nga shitja e tij do ta përfitojë Lille.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here