Nicolo Zaniolo u fishkëllye nga tifozët e Romës gjatë pjesës së dytë në ndeshjen kundër skuadrës së Vitesses në kuadër të Europa League.
Mbrëmë Zaniolo zhvilloi njërën prej ndeshjeve më të mira të këtij sezoni por për tifozët Giallorossë pak rëndësi ka kjo.
Futbollisti i kombëtares italiane është duke menduar seriozisht largimin në fund të këtij sezoni dhe mund të përfundojë tek njëra prej skuadrave më të mëdha italiane.
Fjala është Juventusin e cila po bëhet gati të bëj një ofertë në drejtim të kryeqytetit që pritet ti bind drejtuesit e skuadrës.
Edhe në një sondazh të Calciomercato, 54% e të anketuarve votuan se Juventusi do të jetë skuadra e ardhshme e tij.