Marrëveshja është arritur: Rudiger rikthehet në Serie A

Antonio Rudiger rikthehet në Itali!

Qendërmbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger ka vendosur të largohet nga Chelsea pas përfundimit të sezonit.

Gjermanit i skadon kontrata me Blutë e Londrës në fund të sezonit dhe do të largohet nga Stamford Bridge si futbollist i lirë.

Interesimi për shërbimet e Rudiger nuk ka munguar aspak, por 29-vjeçari sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Itali.

Calcio Mercato, shkruan se Rudiger ka arritur marrëveshje verbale me Juventusin.

Rudiger do të firmos kontratë katër vjeçare me Biankonerët dhe do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here