Nikola Milenkovic tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me skuadrën e Fiorentinës.
Mbrojtësi tejet i kërkuar ka një kontratë me skuadrën nga Firenze që skadon vitin e ardhshëm dhe tashmë largimi i tij do të lejohet për një shumë prej 15 milionë eurosh.
Skuadra deri më tani e interesuar për të është Interi i Simone Inzaghit, me këtë të fundit që e ka ndjekur me vëmendje mbrojtësin serb.
Milenkovic është futbollist i Fiorentinës qysh prej vitit 2017 kur u transferua nga Partizani i Beogradit për 5 milionë euro.
Neroazzurët do ta kenë tani më të lehtë transferimin e tij pasi më herët në garë për të ishte edhe Milan por çmimi i lartë që Fiorentina kërkonte e pamundësoi blerjen e tij.