Juventus: Goditje e trefishtë ëndrrash, Allegri mëse i kënaqur!

Një sezon padyshim shumë i vështirë për Massimiliano Allegrin teksa eleminimi nga Champions League prej Villarealit tregoi gjithçka për situatën brenda skuadrës.

Tashmë pritet që të ndodhin disa largime të rëndësishme nga Biankonerët por edhe pritet të mbërrijnë emra të rinj tejet të rëndësishëm.

Pavarësisht blerjeve të Vlahovic dhe Zakarias, skuadra ka akoma nevojë për përforcime të rëndësishme.

Tashmë një blerje e trefishtë është duke u planifikuar edhe atë vetëm nga skuadra e Chelseas. Fjala është për objektivë të vjetër si Emerson Palmieri, Jorginho dhe së fundmi edhe Antonio Rudiger.

Palmieri i cili aktualisht është i huazuar tek skuadra e Lyon duket blerja më emergjente për shkak se ai pritet të zërë vendin e Alex Sandros i cili mund të largohet në fund të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here