Gati bashkëpunimi i rradhës: Juventus dhe Barcelona shkëmbejnë yjet e tyre

Nga Spanja kanë ardhur zëra të merkatos që kanë në qendër Barcelona-n dhe Juventus-in.

Sipas Mundo Deportivo-s, katalanasit janë në kërkim të një mbrojtësi në krahun e djathtë, por që të dijë të përshtatet me sisteme të tjera loje.

Nga sa mësohet, braziliani i bardhezinjve, Danilo, duket se ka përfunduar në shënjestrën e trajnerit Xavi.

Edhe pse operacioni duket shumë i komplikuar për momentin, media spanjolle ka hedhur hipotezën e një shkëmbimi me mbrojtësit të krahut të Barçës, Dest.

Danilo ka një kontratë me Juventus-in deri në 2024-ën: çmimi është shumë i lartë, ashtu si rroga e brazilianit. Për këtë arsye Barcelona duket se po mendon të ofrojë në këmbim Dest.

Mbetet për t’u kuptuar sa i mundur është realizimi i këtij operacioni, edhe pse Danilo është një nga lojtarët më të aktivizuar dhe më të rëndësishëm në këtë moment në ekipin e Juventus-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here