Po shkëlqen këtë sezon: Joao Pedro në verë te gjiganti italian

Joao Pedro pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Sulmuesi brazilian, Joao Pedro ka tërhequr vëmendjen e opinionit futbollistik në Itali me paraqitjet e tij këtë sezon.

Pedro ka realizuar 10 gola dhe 4 asistime në 30 ndeshje me Cagliarin këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën nga Sardinia në luftën për mbijetesë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Joao Pedro në verë mund të bëjë transferimin e karrierës së tij.

Sipas Calcio Mercato, Stefano Pioli ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Joao Pedros.

Pioli e pëlqen shumë brazilianin dhe beson se 30-vjeçari do të jetë një përforcim i mirë për vijën e sulmit.

Pedro ka kontratë me Cagliarin deri në vitin 2023 dhe Milan mund ta blejë kartonin e brazilianit për 7-8 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here