Nga Napoli në Milano, tradhëti ndaj Spallettit!

Luciano Spalletti as që e kishte menduar këtë skenar.

Njëri ndër futbollistët kryesorë të Napoli ka përfunduar në radarët e Interit dhe Milanit ndërkohë që po i afrohemi fundit të sezonit me një garë për titullin që ka si protagonistë pikërisht këto tri skuadra.

Siç bën të ditur e përditshmja spanjolle Marca, dy gjigantët nga Qyteti i Modës kanë shfaqur interesim për transferimin e Elif Elmas, 22 vjeçarit nga Maqedonia e Veriut.

Këtë sezon ai ka zhvilluar plot 39 ndeshje nën udhëheqjen e Spallettit ku ka shënuar 6 ndeshje dhe ka asistuar 6 herë të tjera.

Siç duket si Marotta ashtu edhe Maldini kanë vendosur të hyjnë ‘All-in’ për shërbimet e talentit napolitan, i cili pëlqehet tej mase nga Spalletti.

Presidenti Aurelio De Laurentiis është treguar shumë i qartë, ish futbollisti i Fenerbahces nuk do të largohet nga stadiumi Diego Armando Maradona për më pak se 35 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here