Rasti Maignan-Tomori: Rrezikohet skualifikimi deri në fund të sezonit (VIDEO)

Milan-i është kthyer nga Cagliari me tri pikë shumë të rëndësishme falë golit të Bennacer.

Skuadra e Pioli-t ka ruajtur distancat nga Napoli dhe ka thelluar diferencat me Inter-in, duke përshpejtuar hapin drejt titullit.

Megjithatë, fitorja e kuqezinjve ështëë shoqëruar me polemika.

Në përfundim të ndeshjes ka patur një sherr që ka përfshirë të dy skuadrat. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të fyerjeve raciste që tifozët e Cagliari-t kanë  bërë kundër Maignan dhe Tomori, gjë që është konfirmuar edhe nga trajneri Pioli.

Portieri i kuqezinjve, i cili ka patur pas shpine tifozerinë ultras të ekipit sard, ka marrë një hedhje sendesh drejt tij pas përfundimit të ndeshjes. Ai dhe Tomori kanë reaguar duke iu drejtuar tifozerisë dhe duke çuar duart te veshët.

Tani duhet kuptuar se çfarë masash do të merren nga drejtësia sportive. Për sa i takon Magina dhe Tomori, gjestet e tyre mund të interpretohen si provokues, por është e vështirë të imagjinohet se mund të çojnë te një skualifikim.

Edhe sherri mes dy ekipeve nuk duhet të ketë pasoja. Cagliari është skuadra që rrezikon më shumë për shkak të fyerjeve raciste që u janë bërë dy lojtarëve kuqezinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here