Manovra të duhura tek Juventus: Allegri sjell një tjetër sulmues!

Pas Dusan Vlahovic për sulmin e Juventusit tashmë është duke u planifikuar edhe një emër tjetër që pritet të plotësojë kërkesat e teknikut Massimiliano Allegri.

Javët e fundit po shihet një formë konstante e Zonjës së Vjetër, gjë që ka rikthyer shpresën e fansave Biankonerë që sezonin e ardhshëm të jenë përsëri në majen e futbollit italian.

Edhe me një Paulo Dybala që pritet të largohet në fund të sezonit Biankonerët nuk pritet të vuajnë në repartin ofenziv nëse realizohet objektivi i Allegrit, që është Gabriel Jesus i Manchester City.

The Citizens tashmë kanë filluar punën që në Etihad Stadium të sjellin Erling Haaland ose Harry Kane dhe largimin e sulmuesit brazilian Pep Guardiola nuk pritet që ta kundërshtojë.

Për ta bindur Jesus, Juventus duhet që të sjellë në tavolinë një ofertë serioze e cila ka shumë mundësi të mbërrijë për shkak të largimit të Dybalas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here