Lajm i keq për Rosonerët, lëndohet titullari i padiskutueshëm.
Pas fitores me Cagliarin, disa prej lojtarëve të Milanit janë grumbulluar me kombëtaret e tyre.
Njëri prej lojtarëve të Milanit që ka marrë ftesë nga kombëtarja e Francës është Mike Maignan.
Francën e presin miqësoret me Bregun e Fildishtë dhe Afrikën e Jugut, por problemet e para kanë lindur.
Mike Maignan ka ndjerë një shqetsim në tendinën e Akilit. Gjendja e tij është duke monitoruar, por ky fakt ka shqetësuar Milanin.
Rosonerët do të mbahen të përditësuar me gjendjen e portierit të tyre, i cili, siç dihet, është një nga pikat më të forta të formacionit që po kryeson Serie A dhe pretendon për titullin në fund të sezonit.