Marrëveshja është arritur: Milan siguron goditjen e madhe për merkaton e verës

Punë e kryer, Milan siguron përforcimin e parë për merkaton e verës!

Përveç rezultateve të mira, Milan po bën punë të shkëlqyeshme për merkaton e verës.

Milan gjendet në pozitën e parë në Serie A, por Maldini po punon fort për përforcimet e sezonit të ardhshëm.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milan ka siguruar përforcimin e parë për merkaton e verës.

Tuttosport, shkruan se Rosonerët kanë arritur marrëveshje verbale me sulmuesin e Liverpoolit, Divock Origi.

Sulmuesit belg i skadon kontrata me Reds në fund të sezonit dhe 25-vjeçari do t’i bashkohet Rosonerëve me parametra zero.

Origi do të firmos kontratë katër vjeçare, me pagë prej 4 milionë eurove në sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here