Po shkëlqen këtë sezon: Tammy Abraham bën transferimin e karrierës

Tammy Abraham largohet nga Roma pas vetëm një sezoni në Olimpico.

Sulmuesi anglez, Tammy Abraham po shkëlqen te Roma këtë sezon duke realizuar 23 gola në 40 ndeshje me Giallorosët.

Abraham u transferua te Roma verën e kaluar për 40 milionë euro, ndërsa për ta lënë të lirë Giallorosët kërkojnë më së paku 60 milionë euro.

Sipas së përditshmes italiane Il Messaggero, Manchester United synon transferimin e Abraham në merkaton e verës.

Djajtë e Kuq dëshirojnë të krijojnë një treshe në vijën e sulmit me Ronaldo, Abraham dhe Sancho.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë shumën që kërkon Roma.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here