E bujshme: Jonathan David transferohet në Serie A, por jo te Milani

Jonathan David në Serie A falë një super shkëmbimi!

Sulmuesi kanadez, Jonathan David ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse me Lille.

David ka realizuar 17 gola në 39 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Lille i skadon në vitin 2025.

22-vjeçari është i lidhur me një transferim te Milan dhe Newcastle, por sipas raportimeve të fundit garës i është bashkuar edhe një gjigant italian.

SportMediaset, shkruan se Inter synon transferimin e David në merkaton e verës dhe se Neroaxurët madje kanë gati ofertën për Lille.

Drejtuesit e Interit janë të gatshëm tia ofrojnë Lille kartonin e Joaquin Correas dhe 30 milionë euro për David.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Neroaxurët janë në pole position për transferimin e David.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here