Juventus humbet edhe një tjetër në merkato, fajtore përsëri Inter!

Inter ka filluar të bëhet një pengesë serioze për skuadrën e Juventusit sa i përket merkatos ku përveç Paulo Dybalas që mund të përfundojë në Meazza, tashmë një tjetër objektiv i Biankonerëve mund të transferohet tek zikaltërit.

Gjatë verës Cherubini do të mundohet që të gjejë emrin e duhur për të krijuar treshen ideale së bashku me Chiesan dhe Vlahovic.

Tashmë emri më i përshtatshëm në kampin e Zonjës së Vjetër është ai i yllit të Sassuolos, Giacomo Raspadori, futbollist ky tepër i dëshiruar edhe nga kampionët e Serie A.

Edhe pse marrëdhëniet shkëlqyera mes Juventusit dhe skuadrës emiliane mund të luajnë rol në negociata, kjo gjë nuk po e trembë aspak Interin e cila pritet të mposhtë Biankonerët edhe në këtë garë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here