Me një kontratë që i skadon në 30 qershor të këtij viti, Matthias Ginter është njëri prej emrave më të nxehtë në Bundesliga.
Shumica prisnin një kalim të tij tek rradhët e Bayern Munich mirëpo javëve të fundit duket se ka pasur një ftohje marrëdhëniesh në mes të bavarezëve dhe Borussia Monchengladbach.
Tashmë e ardhmja e tij ka shumë gjasa që të jetë në Itali ku interesimi për të është jashtëzakonisht i madh.
Me muaj të tërë ai po kërkohet nga Inter por tashmë Neroazzurët nuk do të jenë të vetëm në këtë garë pasi Milan dhe Juventus kanë hyrë në këtë garë.
Largimi i qendërmbrojtësit gjerman nga Monchengladbach tashmë duket një punë e kryer por mbetet të shihet se cila skuadër italiane do të sigurojë kartonin e tij.