Mision i përmbushur: Mourinho transferon nga PSG objektivin e tij të vjetër!

Jose Mourinho është shumë afër për të realizuar një dëshirë të vjetër të tijën sa i përket merkatos.

Fjala është për mesfushorin e skuadrës së Paris Saint Germain, Leandro Paredes, futbollist ky që këtë verë mund të bëhet pjesë e Giallorossëve.

Argjentinasi më herët ka qenë pjesë e Romës dhe Mourinho kishte tentuar transferimin e tij edhe gjatë periudhës kur udhëhiqte skuadrën e Tottenhamit mirëpo pa sukses.

Kontrata e tij me PSG skadon në vitin 2023 dhe drejtori sportiv i Romës, Thiago Pinto është parë në Paris javën e kaluar.

Agjenti i tij gjendet gjithashtu në Paris ndërkohë që futbollisti është në Argjentinë me kombëtaren.

Siç raportojnë mediat italiane, Pinto mund të ketë diskutuar për transferimin e 27 vjeçarit, dëshirës së vjetër të Special One që mund të bëhet realitet këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here