Manchester United dhe Arsenal po garojnë ashpër për simbolin e Romës!

Jose Mourinho ndoshta nuk është i kënaqur me paraqitjet e skuadrës së tij por njëri prej futbollistëve të tij po mahnit gjigantët europianë me lojën e tij.

Fjala është për Tammy Abraham, sulmuesin që e transferoi nga skuadra e Chelseas për të cilin tashmë po rritet interesimi pikërisht nga Premier League.

Dy prej skuadrave më të mëdha angleze, Arsenal dhe Manchester United kanë shprehur interesim për shërbimet e tij por Giallorossët nuk do të heqin dorë lehtë nga ‘xhevahiri’ i tyre.

Kjo për faktin se kryeqytetasit do të lejojnë largimin e tij për një shumë që do arrinte 100 milionë paund apo rreth 120 milionë euro.

Mirror ka raportuar se interesimi i dy skuadrave është tejet serioz dhe ofertat po përgatiten për merkaton verore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here