Trajner i Italisë do jetë tekniku i gjigantit të Serie A!

Supriza e mbrëmjes së djeshme padyshim që ishte humbja surprizuese 0-1 e Italisë kundër Maqedonisë së Veriut që i shoi të gjitha shpresat për kualifikim në botëror.

Sipas mundësive më të mëdha Roberto Mancini do të shkarkohet dhe tashmë mediat italiane kanë filluar supozimet se kush mund të zërë vendin në stolin e kombëtares.

Aktualisht prej emrave të mëdhenj të futbollit italian, pa punë janë Pirlo dhe Gattuso, por asnjëri prej këtyre nuk pritet të marrë mbi supe përgjegjësinë e kombëtares.

Për Top Calcio 24, Vito Elia lëshoi një deklaratë paksa provokuese, ku deklaroi që trajneri i ri i Italisë do të jetë Simone Inzaghi.

Elia deklaroi që Inzaghi nuk do të rezistojë edhe shumë gjatë tek Inter ndërkohë që nëse merr drejtimin e kombëtares, ai do të bëj që skuadra të zhvillojë lojë të mirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here