Inter largon Lautaron: Inzaghi ka gati zëvëndësuesin e tij!

Reparti që pritet të ketë ndryshimet më të mëdha gjatë merkatos verore është ai i sulmit, pasi ka disa emra që mund të largohen dhe të vijnë të tjerë.

Njëri ndër ta është Lautaro Martinez i cili në merkaton e ardhshme mund ta shohë veten larg Italisë.

Skuadra e Inzaghit ka nevojë për emra të rinj jo vetëm për Lautaron por edhe nga mosha e shtyer e Sanchez dhe Dzekos.

Kështu që në rast largimi të argjentinasit, tekniku italian po përgatitet për transferimin e Gabriel Jesus nga Manchester City, largimin e të cilit është gati ta lejojë Pep Guardiola.

Paratë që do mblidhen nga shitja e Lautaros do të jenë mëse të mjaftueshme për transferimin e brazilianit, i cili vlerësohet rreth 40 milionë euro.

5

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here