Gleison Bremer është njëri prej objektivëve kryesorë të Interit për merkaton verore dhe për të arritur tek ai janë të gatshëm për sakrifica të mëdha.
Mbrojtësi 25 vjeçar është padyshim njëri prej futbollistëve më në formë në Serie A këtë sezon dhe Neroazzurët nuk po dëshirojnë të humbasin garën për të siguruar shërbimet e tij.
Torino për ta lënë atë të lirë është duke kërkuar rreth 30 milionë euro.
TuttoMercatoWeb ka bërë të ditur se Inter ka gati planin për ta bërë për vete brazilianin.
Zikaltërit janë të gatshëm që të shesin njërin prej mbrojtësëve të tyre, Milan Skriniar, Stefan de Vrij ose Alessandro Bastoni në mënyrë që të krijojnë kushtet e duhura për transferimin e tij.