Krahu i majtë i mbrojtjes: Milan ka gati blerjen brenda Serie A-së!

Skuadra e Milanit është në kërkim të një emri për krahun e majtë të mbrojtjes të cilin tashmë duket se e ka gjetur dhe vjen pikërisht nga brenda Italisë.

Calciomercato bën të ditur që Rossonerët tashmë kanë shënjestruar mbrojtësin e majtë të Genoas, Andrea Cambiaso, për të cilin po synohet arritja e një marrëveshje gjatë merkatos së verës.

22 vjeçari po shihet nga drejtuesit e skuadrës si zëvëndësuesi i duhur i Fode Ballo-Toure.

Cambiaso ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën e Genoas dhe drejtuesit e skuadrës duken të detyruar që këtë verë ta shesin atë me një çmim më të ulët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here