Përkundër interesimit të madh të Bayern Munich për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Ajax, Ryan Gravenberch, Juventus nuk ka humbur shpresën dhe ka gati planin konkret për ta sjellur atë në Torino.
Zonja e Vjetër po planifikon që të bind Ajax duke i ofruar atyre shërbimet e talentit të tyre Marley Ake, plus një shumë parash që mund të arrijë deri në 15 milionë euro.
Vlera e Ake sillet diku tek 12 milionë eurot dhe me 15 milionë shtesë Biankonerët po i afrohen shifrës prej 30 milionë eurove që holandezët po kërkojnë.
Në garë fuqishëm po qëndron edhe Bayern Munich e cila është favorite deri më tani për transferimin e 19 vjeçarit.