Bisedimet kanë filluar: Depay tek gjiganti i Serie A!

Memphis Depay sipas mundësive më të mëdha do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere dhe ka disa skuadra të mëdha europiane që kanë shfaqur interesim për të.

E përditshmja katalanase ‘Sport’ ka bërë të ditur që Tottenham dhe Milan janë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij dhe tashmë kanë filluar bisedimet me agjentin e tij.

Depay u transferuar verën e kaluar tek Barcelona me parametra 0 dhe arriti të përshtatej mirë me skuadrën.

Megjithatë katalanasit tashmë kanë probleme të mëdha financiare dhe nuk kanë luksin që ta mbajnë atë në skuadër edhe për një sezon tjetër.

Siç raportohet, Barcelona është duke kërkuar 25 milionë euro për shërbimet e tij dhe Milan është në pole position për të siguruar kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here