Denzel Dumfries bën gat valixhet, sulmuesi holandez gati për aventurën e re.
Që nga transferimi i tij në Meazza, Dumfries është shndërruar në një lojtar kyq te Interi duke bërë që tifozët ta harrojnë largimin e Hakimit.
Mbrojtësi holandez ka realizuar 4 gola dhe 6 asistime në 36 ndeshje të luajtura dhe falë paraqitjeve të mira ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.
E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, shkruan se Bayerni i Mynihut synon transferimin e Dumfries në merkaton e verës.
Trajneri i Bavarezëve, Julian Naglesmann e pëlqen shumë 25-vjeçarin dhe ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij në Allianz Arena.
Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë Dumfries për 50 milionë euro, ndërsa Bavarezët janë të gatshëm ta paguajnë çmimin e tij.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa Inter ka piketuar dy zëvendësues të mundshëm.
Bëhet fjalë për Sergio Roberton, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit dhe Sergino Dest, i cili do t’i kushtonte Interit 15-20 milionë euro.