Bombë: Divock Origi transferohet në Serie A, por jo te Milani!

Divock Origi në Serie A, por tek një tjetër gjigant italian.

Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi pritet të largohet nga Anfield Road në fund të sezonit, pasiqë i skadon kontrata me The Reds.

Drejtuesit e Liverpoolit janë përpjekur për të rinovuar kontratën, por Origi ka vendosur që të largohet.

Origi është i lidhur me një transferim te Milani, madje ditët e fundit është raportuar se belgu ka arritur marrëveshje me Rosonerët.

Sipas raportimeve të fundit, Inter është përfshirë në garë për Origin, madje Neroaxurët kanë nisur bisedimet me agjentin e 25-vjeçarit.

Neroaxurët synojnë tia rrëmbejnë Origin Milanit duke i ofruar kushte më të mira financiare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here