Skuadra e Aston Villas ka identifikuar një emër të rëndësishëm të Interit si një objektiv në merkaton verore.
Football Insider ka bërë të ditur që anglezët tashmë janë vënë në ndjekje të Stefan de Vrij, futbollist ky që akoma nuk e ka të qartë të ardhmen e tij në Milano.
Steven Gerrard tashmë dëshiron që 30 vjeçari të jetë goditja tjetër e madhe në Villa Park, pas huazimit të Philippe Coutinhos nga Barcelona në muajin janar.
E ardhmja e holandezit me Interin aktualisht është në ajër pasi aktualisht ka një kontratë që skadon sezonin e ardhshëm dhe asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë për ta rinovuar atë.