Marco Asensio do të largohet sipas mundësive më të mëdha në përfundim të këtij sezoni nga skuadra e Real Madrid.
Për mesfushorin spanjoll interesimi ka qenë shumë i madh muajt e fundit ku emri i Milan ishte përmendur disa herë si destinacioni i tij i ardhshëm por një gjë e tillë duket se nuk do ketë sukses.
Defensa Central me anë të një shkrimi të botuar ka bërë të ditur se Juventus tashmë është skuadra favorite për të siguruar kartonin e tij.
Zonja e Vjetër edhe më herët kishte qenë e interesuar për të mirëpo ky interes më pas u shua dhe tashmë duket se ka ardhur momenti që Biankonerët prisnin gjatë.
Carlo Ancelotti nuk e ka në planet e tij Asension, fakt ky që e bën arritjen e një marrëveshje mes palëve më të lehtë.