Inzaghi bën gati valixhet: Marotta ka gjetur trajnerin e ri

Inzaghi drejt largimit, Inter ka gjetur trajnerin e ri!

Pas një fillimi të shkëlqyeshëm si trajner i Interit, Simone Inzaghi tani mund të largohet nga Meazza pas vetëm një sezoni.

Deri në muajin shkurt Interi ishte lider në Serie A dhe e tejkaloi fazën e grupeve në Champions, por tani Neroaxurët janë në krizë rezultatesh.

Skuadra e Inzaghit ka rënë në pozitën e tretë në Serie A me gjashtë pikë më pak se Milani kryesues.

Zërat për shkarkimin e Inzaghit në fund të sezonit sa vijnë e shtohen dhe sipas spekulimeve të fundit Inter ka gjetur trajnerin e ri.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Marotta ka nisur bisedimet me agjentin e Diego Simeones.

Trajneri argjentinas dëshiron sfida të reja dhe është i gatshëm ta merr drejtimin e Neroaxurëve.

Në rast se Inzaghi nuk arrin ta fitojë Scudetton, atëherë sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Interi dhe vendin e tij do ta zërë Simeone.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here