Mohamed bin Salman nuk ndalet, kërkon yllin e Milanit!

Skuadra e Newcastle United ka një tjetër objektiv të rëndësishëm në Serie A, kësaj rradhe prej skuadrës së Milanit.

Calciomercato raporton për një interesim të skuadrës së Mohamed bin Salman në drejtim të Rossonerëve për shërbimet e Alessio Romagnolit.

27 vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe Rossonerët kanë hasur në vështirësi për të arritur një marrëveshje rinovimi me të.

Newcastle raportohet se ka filluar kontaktet e para me të mirëpo në garë qëndron edhe Lazio e cila duket favorite për të fituar këtë garë por milionat arabe mund të krijojnë një surprizë të hidhur për lazialët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here