Miralem Pjanic në Serie A ka veshur fanelat e skuadrave si Juventus dhe Roma, dy emra me të cilat ka krijuar lidhje të veçanta.
Në rast të ndonjë oferte ai do të rikthehej me shpejtësi tek skuadra e Juventusit, për të cilën bisedoi edhe gjatë verës që lamë pas.
Për boshnjakun nuk do të jetë problem aspak paga e tij mirëpo mbetet të shihet nëse Zonja e Vjetër do të jetë e gatshme që të marrë një vendim të tillë.
Mirëpo një tjetër gjigant italian është gati për transferimin e tij në rast se 32 vjeçari pranon një ulje të ndjeshme të pagës.
Fjala është Interin e cila po sheh tek boshnjaku një opsion për zëvëndësimin e Marcelo Brozovic dhe për faktin që një marrëveshje me Barcelonën do të ishte e lehtë për tu arritur.