Inter po mundohet por Dybala tashmë ka zgjedhur skuadrën e tij të re!

Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni dhe ditëve të fundit në garë ishte futur edhe Barcelona.

Siç raporton e përditshmja spanjolle Mundo Deportivo, Dybala do të vazhdojë karierën në Spanjë mirëpo jo tek skuadra e Barcelonës por ka zgjedhur Atletico Madridin.

28 vjeçari argjentinas vlerësohet shumë nga bashkëkombasi i tij, tekniku Diego Simeone.

Kjo duket se është arsyeja kryesore e dëshirës së tij për tu transferuar në Wanda Metropolitano.

Juventus nuk e sheh më me interes të madh Dybalan dhe për këtë arsye ka vendosur mos të rinovojë më me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here