E bujshme: Antony transferohet te gjiganti italian

Po shkëlqen këtë sezon, Antony drejt transferimit në Serie A!

Sulmuesi i Ajaxit, Antony ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian me paraqitjet e tij këtë sezon.

Braziliani ka realizuar 12 gola dhe 10 asistime në 33 ndeshje të luajtura këtë sezon me Ajaxin.

Antony ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025 dhe për transferimin e tij çdo klub i interesuar do të duhet të ofrojë më së paku 40 milionë euro.

Calcio Mercato, shkruan se Juventus e ka piketuar brazilianin si sulmuesin ideal të Dybalas.

Dybala do të largohet nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit dhe Allegri ia ka kërkuar Agnellit transferimin e Antony.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Antony sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Itali.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here