Qëndrimi i Sergej Milinkovic-Savic tek skuadra e Lazios është duke u vënë në dyshim çdo ditë e më shumë ku tashmë një ofertë monstruoze ka ardhur në drejtim Lazios.
Presidenti i klubit, Claudio Lotito ka bërë të ditur se kushdo që dëshiron shërbimet e mesfushorit serb duhet të ofrojë plot 70 milionë euro për të marrë pëlqimin e tij për ta lënë atë të largohet.
Një ofertë prej 60 milionë eurosh ka trokitur tek gjiganti italian nga Anglia.
Është skuadra e Manchester United e cila tashmë po kërkon një pasues të denjë për Paul Pogba dhe Milinkovic-Savic duket emri i duhur për një gjë të tillë.
Oferta e Djajve të Kuq ka bërë Lotiton që të mendojë dy herë dhe ndoshta mund të lëshojë pe për të arritur një marrëveshje.