Super shkëmbim: Depay te gjiganti italian, ndërsa ylli i Serie A te Barcelona!

Memphis Depay gjithnjë e më pranë transferimit në Serie A!

Sulmuesi holandez, Memphis Depay pritet të largohet nga Barcelona pas vetëm një sezoni në Camp Nou.

Me prurjen e lojtarëve të rinj, Depay e ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Xavit dhe në verë Laporta do ta nxjerr në shitje holandezin.

Interesimi për Depay nuk mungon aspak dhe 28-vjeçari është i lidhur me një transferim në Serie A.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Barcelona ia ka ofruar Napolit kartonin e Depay në këmbim të Koulibaly.

Xavi e pëlqen shumë qendërmbrojtësin senegalez dhe ia ka kërkuar Laportës transferimin e tij.

Te Napoli janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë Depay do të ishte zëvendësuesi ideal i Insignes, por edhe për faktin se vitin e ardhshëm Koulibalyt i skadon kontrata.

Calcio Mercato, shkruan se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe se Depay sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Napolit në verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here