De Ligt do shitet, pas largimit të tij do financohen 3 blerje të reja!

Juventus është në prag të një revolucioni, me emra të mëdhenj të skuadrës që priten të largohen për të krijuar një fond të madh për të realizuar disa blerje të rëndësishme.

Tashmë pas zyrtarizimit që Paulo Dybala do të largohet, ka ardhur lajmi se edhe Matthijs de Ligt do ti thotë lamtumirë Zonjës së Vjetër.

Nëse Dybala do të largohet me parametra 0, De Ligt pritet që ti sjellë Biankonerëve një shumë të madhe parash, rreth 85 milionë euro për këdo që dëshiron shërbimet e holandezit.

I pari që pritet të zbarkojë në Torino është Nicolo Zaniolo i Romës.

Mirëpo Biankonerët nuk do të ndalen me kaq për shkak se në mbrojtje do synohet blerja e yllit të Borussia Dortmund, Manuel Akanji dhe Oscar Mingueza, 22 vjeçari i Barcelonës.

Mirëpo në këtë listë mund të përfundojë edhe Youri Tielemans, mesfushor belg i skuadrës së Leicester City.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here