Luis Alberto largohet nga Lazio por mbetet në Serie A!

Luis Alberto dhe Lazio priten ti thonë lamtumirë njëri tjetrit gjatë merkatos së ardhshme.

Nga futbolli i luajtur në merkato, janë këto javë shumë të rëndësishme për futbollin italian të cilin po e pret një merkato tepër interesante.

Luis Alberto do të jetë padyshim njëri prej emrave më të përfolur këtë verë pasi pritet të largohet nga Lazio mirëpo do të mbetet përsëri në Serie A tek njëra prej skuadrave më të mëdha në gadishullin Apenin.

Kryeqytetasit e kanë nxjerrë tashmë spanjollin në shitje dhe një transferim në La Liga tek Sevilla duket më pak i mundur të ndodhë.

Me një çmim prej 32 milionë eurosh, në garë tashmë kanë hyrë Milan, Inter dhe Juventus.

Me një kontratë që skadon në sezonin e ardhshëm, Lazio pritet që ta shesë atë tek njëra prej skuadrave rivale për të mos e humbur pastaj me parametra 0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here