E ardhmja e Simone Inzaghit tashmë varet nga paraqitjet e Interit javëve të fundit ku bëhet fjalë për titullin në Serie A.
Forma e lëkundur e Neroazzurëve këtë sezon dhe sidomos në 2022 ka bërë që drejtuesit zikaltër të mendojnë për një emër të ri në stol.
Deri më tani emri favorit për të zënë vendin e Inzaghit është ai i Vincenzo Italiano, momentalisht në krye të skuadrës së Fiorentinës.
Italiani është një emër të cilin drejtuesit e Interit e pëlqejnë shumë mirëpo gjithashtu ai nuk pritet që të vijë i vetëm në Milano.
Së bashku me të nga Fiorentina ka shumë mundësi që të vijë edhe Nikola Milenkovic, një objektiv i vjetër e Neroazzurëve.